Hahahaha, ec e mos qesh në këtë shekull vazhdim shekujsh. Nuk piqen këta, ardhacakët në tokat tona.
Dikur një kroat, gjatë një takimi të inxhinierëve të mirëmbajtjes së sistemeve të mëdha kompjuterike që aso kohe mbaheshin për të këmbyer përvojat, më patë thënë për këta ardhacakët në tokat tona: “Ovi su ko miševi, tu gde se kote, kažu da je njihov dom“ e që në shqip i bie “Këta janë si minjtë, aty ku pjellin, thonë se është shtëpia e tyre”.
Duke e shfletuar fjalorin terminologjik hasa në termin ajvar (sr.) që autorët e kishin sjellë në shqip si havjar-i, dhe eshpjegonin si “gjella që përgatitet prej ikrave të pastrueme të blinit, morunës etj.”
Duke e ditur që havjar në shqip ka kuptimin “Vezë peshku, sidomos ato të blinit e të qefullit, të kripura e të përgatitura me vaj, që përdoren për të ngrënë” më erdhi çuditshëm dhe e mora si gabim shtypi fjalën serbisht, por duke ditur kompetencën e autorëve, i hyra kërkimit, dhe duke kërkuar për ajvar hasa në shkrime të shumta që ardhacakëve në tokat tona u dhembte keq që këngëtarja amerikane me origjinë shqiptare, Beba (Bleta) Rexha, na qenka edhe një këngëtare tjetër shqiptare që e paska quajtur ajvarin – ajvar shqiptar, po njëjtë si Rita Ora e Dua Lipa.
Kështu nuk kanë të ndalme, morën ngrehinat e lashta e i bënë të tyret, mbulan varrezat e moçme dhe i bënë parqe, larguan e duan të largojnë çdo gjë shqiptare nga toka që më së paku u takon atyre.
Dhe kur jemi te përvetësimi nuk mund e të mos i sjell disa nga ato që më patën ndodhur dikur.
E unë për t'ia qartësuar asaj gjendjen e vërtetë të mjedisit kosovar i thosha: pse e thua që Graçanica, Manastiri, është juaja? Jo, jo, vazhdoja, nuk është juaja është edhe jona se ishte jona. Dhe ia argumentoja duke i thënë se, nëse vetëm një herë ka hyrë një pjesëtar i popullit tim, popullit shqiptar, në Manastirin e Graçanicës t'i lutet Zotit, sa të takon ty aq më takon edhe mua - na takon neve.
Prandaj e them tash se kishat ortodokse nuk janë serbe por janë faltore të besimit ortodoks dhe duhen identifikuar si të tilla dhe duhen të jenë edhe pjesë e diskutimeve me shtetin fqinj të ardhacakëve në tokat tona që ortodoksinë shqiptare të Kosovës e ka përvetësuar dhe synon ta bëjë edhe më tej. Manastiret dhe kishat ortodokse në Kosovë janë monumente kulti të ndërtuara me gurtë e lashtë të ngrehinave tona dardane e ilire gjithandej kësaj toke që nuk na i lanë e nuk po na e lënë rehat – janë hardhitë e skalitura dhe format autoktone dardane e ilire ato që tregojnë dhe flasin, kuptohet për ata që kanë vesh dhe duan të dëgjojnë po që dinë edhe të kuptojnë.
E për të gjitha këto, qetësi institucionale shtetërore e fetare?!?! Ndoshta po u vjen marre!?!?
E çuditemi pse këta ardhacakët në tokat tona janë kaq trupërisht të guximshëm sa që u dhemb edhe për ajvarin edhe pse nuk është fjalë e tyre – e morën nga turqishtja e që ka kuptim “duken si vezë” e cila e mori nga persishtja, që do të thotë “tortë e forcës” a “tortë e fuqisë” – pers. “khav-yar”.
Po një dihet fort mirë se ajvari bëhet gjithandej e konsumohet po gjithandej, nga specat djegës e pa djegës.
Po ndenjëm dhe po bëmë seri këta do të na marrin edhe kombin??!!?? E lere specat e grirë e të pjekur e të fërguar që u thonë ajvar.