Aguero planifikon rikthimin në futboll
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Në nëntor të vitit 2021, Sergio Aguero u detyrua të dilte në pension të parakohshëm në moshën 33-vjeçare. Pasi iu bashkua Barcelonës nga Manchester City pak muaj më parë, sulmuesi argjentinas iu desh të varte këpucët pasi u zbulua se kishte një problem me zemrën.

Megjithatë, pak më shumë se dy vjet nga ai moment, Aguero mund të vendosë për rikthim të papritur në futboll. Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” raporton se argjentinasit i është thënë nga një kardiolog se ka mundësi që ai të dalë nga pensioni dhe pas kësaj, ai u pa në një ndeshje midis Independiente dhe Racing Club në Argjentinë, përcjellë KosovaPress.

Mediat nga Amerika e Jugut thonë se Aguero ka një opsion për t'u rikthyer në futboll me Independiente, që tani menaxhohet nga ish-shoku i tij i skuadrës dhe miku i mirë Carlos Tevez. Megjithatë, në këtë fazë, ende nuk është e qartë nëse ish- sulmuesi i Barcelonës do të marrë vendimin për t'u rikthyer në futboll.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024