Aguero i emocionuar, mjeku i thotë se ai mund t’i rikthehet futbollit
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Sergio Aguero duket absolutisht i kënaqur pasi mjeku i tij i tha se ai mund t’i rikthehet futbollit, gjatë një transmetimi drejtpërdrejtë në “Twitch”.

Legjenda dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Manchester Cityt u detyrua të pensionohej në dhjetor të vitit 2021, kur ai pësoi një aritmi kardiake, në njërën nga ndeshjet e tij të para me Barcelonën, raporton KosovaPress.

Që nga ajo kohë, Aguero e ka bërë prioritet karrierën e tij në “Twitch”, por i është rikthyer fushës së futbollit së fundmi në një kapacitet më të vogël.

35 vjeçari iu bashkua ligës me shtatë lojtarë të Gerrard Pique, “Kings League”, dhe luan zakonisht për skuadrën e tij, por tani ai po ka aspirata më të mëdha.

Në fillim të transmetimit të tij të fundit në “Twitch”, Aguero ka thënë se ai po stërvitet për një rikthim në futboll, dhe për ti befasuar shikuesit e tij, ai telefonoi kardiologun e tij drejtpërdrejtë.

“Njerëzit po më pyesin, dhe unë nuk e di. Çfarë po mendon? Si jam për 20 minuta aksion? Nuk e di nëse është 20, por për 10 minuta?, pyeti Aguero.

“Nuk do të kesh probleme nëse luan për aq kohë. Logjikisht, ne duhet të bëjmë testet, të cilat veçse korrespondojnë, dhe të bësh vrapime sikur të ishte një ndeshje. Kur iu afrohesh dy qendër-mbrojtësve, nëse duhet të bësh një stil, diçka të tillë, duhet të jesh i gatshëm. Kështu që unë do të them: 'Bëhu gati, ka shpresë'. Duhet të bëhesh mirë, në gjendje fizike për disa minuta lojë. Me pak fjalë, është e mundur”, u përgjigj mjeku i Agueros.

Aguero ishte absolutisht tejet i gëzuar dhe festoi sikur ishte ende duke luajtur përpara se të fërkonte duart së bashku me gëzim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024