AGK kërkon nga Kuvendi që mos të miratohet Projektligji për KPM-në
Lexohet për: 3 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha dhe juristja e medias, Flutura Kusari kërkuan nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje që sot mos të miratohet në lexim të dytë Projektligji për Komisionin e Pavarur të Medias. Ata thonë se miratim i këtij ligji është përpjekja më serioze për të goditur dhe disiplinuar mediat si dhe do të ndikojë në pluralizmin e tyre.

Meqë sot, në seancë plenare në rend ditë është miratimi në lexim të dytë i Projektligjit për KPM-në, në një konferencë për media, Rexha kërkoi që ky ligj të tërhiqet dhe të merren parasysh vërejtjet që janë dhënë nga bashkësia ndërkombëtare e Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian,  OSBE-ja e të tjera si dhe të dëgjojë zërin e shoqërisë civile.

Rexha potencoi se miratimi i këtij Projektligji është përpjekja më serioze e qeverisë aktuale për të ngushtuar pluralitetin medial në Kosovë, për çka tha se kjo do të këtë pasoja afatgjate.

Po ashtu, edhe juristja e medias, Flutura Kusari tha se Projektligji për KPM-në është iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje për ta ‘kapur’ sektorin medial dhe jo për ta rregulluar atë.

Ajo tha se nenet më problematike të këtij projektligji janë ato që ndërlidhen me KPM-në dhe mediat online.

Kusari potencoi se me miratimin e këtij Ligji, Lëvizja Vetëvendosje do ta mbushë KPM-në me militantë të flaktë të tyre.

Ky projektligj, i dorëzuar më 27 dhjetor 2023, parasheh që platformat për shpërndarje të video-materialeve dhe mediat online t’i nënshtrohen regjistrimit nga KPM-ja nëse dëshirojnë të publikojnë audio e video materiale. Projektligji ka kaluar në lexim të parë në Kuvend më 7 mars.

Legjislacioni parasheh që mediat online që prodhojnë video, duhet të regjistrohen si biznes. Me ndryshimet, KPM-ja do të ketë mandat të monitorojë edhe punën e mediave online që prodhojnë përmbajtje audio-vizuale.

Aktualisht tekstet në mediat online monitorohen nga KPM-ja, por nuk gjobit mediat për gabimet e tyre dhe merr vendime vetëm për ankesat ndaj mediave dhe më pas vendimet e KPM-së mund të përdoren për të ngritur padi civile ndaj mediave në gjykata.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

https://kosovapress.com/ndryshimet-ne-ligjin-per-kpm-ne-80-nuk-jane-ne-perputhje-me-standardet-e-kie

https://kosovapress.com/kuvendi-mban-seancen-plenare-i-reaguan-be-dhe-gazetaret

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024