Drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, u takua mbrëmë me agjentin e Alessandro Buongiornos, Beppe Riso, ndërsa ish-kampioni italian po intensifikon bisedimet për qendërmbrojtësin e Torinos.
Takimi mes kreut të Napolit dhe agjentit të Buongiornos u zhvillua mbrëmjen e së martës në një restorant në Milano, raporton KosovaPress.
Raporte të shumta thonë se takimi i fundit mes dy palëve ishte pozitiv, kështu që Napoli është i bindur se do të shtrëngojë duart me Rison në orët e ardhshme përpara se të bëjë një ofertë zyrtare për Torinon.
“Urbano Cairo” së fundmi tha se Buongiorno nuk është në treg, por Torino duket se është e destinuar të shesë qendërmbrojtësin italian për rreth 40 milionë euro.