Agjencia Kadastrale i hap rrugë investimeve strategjike të FSK-së në Babaj të Bokës
Lexohet për: 2 min.
AKK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe për arsye të interesit nacional strategjik, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka marr përsipër azhurnimin e parcelave të shpronësuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme.

Agjencisë Kadastrale të Kosovës njofton se me propozimin e Departamentit të Shpronësimit në kuadër të MMPHI, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Vendimin Përfundimtar Nr.19/67 me datën 09.03.2022  për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve të cilat janë pjesë e projektit për ndërtimin e ‘’Poligonit Kryesor të Trajnimeve’’ për nevoja të FSK-së.

“Poligoni përfshinë zonat Kadastrale: Babaj të Bokës, Shishman  i Bokës, Popoc, Ponoshec, Çerret dhe Devë të  Komunës së  Gjakovës. Gjithësej janë përfshi 407 parcela. Gjithashtu Qeveria me propozimin e Departamentit të Shpronësimit ka miratuar Vendimin Përfundimtar Nr.17/89 me datën 20.07.2022 për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve të cilat gjenden brenda Lokacionit të ish “Aeroporti i Gjakovës” për nevoja të realizimit të projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes për zonat Kadastrale: Bec, Trakaniq dhe Janosh të  Komunës së  Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Me qëllim të përshpejtimit të procedurave, elaborati i shpronësimit për këtë lokacion është punuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe janë përfshi 24 parcela.

“Të gjitha pronat e shpronësuara janë bartur në emër të Republikës së Kosovës dhe me këtë veprim është hapur rruga për realizimin e projekteve strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e AKK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024