Afaristi Ahmetaj së bashku me kolegë të partisë marrin përkrahje në Junik për 9 shkurtin
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
474475915_122142619508432201_3584473205537980264_n
2 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga AAK-ja me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, së bashku edhe me kandidatët e tjerë për deputetë nga ky subjekt politik kanë takuar banorët e lagjes “7 Shtatori” në Junik, aty ku është nëndega më e madhe e AAK-së.

Këta banorë u dhanë përkrahje kandidatëve për deputetë, në këtë rast edhe afaristit Ahmetajt dhe përkrahje të fuqishme Ramush Haradinajt për kryeministër.

Ahmetaj ka theksuar se bashkëpartiaku i tij kandidat për deputet Agron Kuçi është njëri prej kryetarëve më të suksesshëm në Kosovë.

“Juniku i kuvendeve të mëdha, Juniku i 12 fiseve dhe qendra e bajrakut në të gjitha kohërat u rreshtua drejt dhe punoj drejtë në përkrahje të çlirimtarëve”, ka thënë kandidati për deputet Ahmetaj, i cili mban numrin 109.

Të pranishëm në takim ishin edhe kandidatët për deputetë Time Kadrijaj, Diellza Kukaj dhe Teuta Haxhiu, të cilëve të pranishmit u premtuan përkrahje dhe mbështetje pa rezervë më 9 shkurt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025