Aeroporti i Sofjes akreditohet në nivelin e parë të ECEAP
Lexohet për: 1 min.
Sofia Airport Photo (002)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Aeroporti i Sofjes përmbushi me sukses kërkesat për nivelin e parë nga pesë nivelet e Programit të Akreditimit të Përvojës së Klientit të Aeroportit (ECEAP), të organizatës industriale "Aeroports Council International", kanë njoftuar të premten nga Aeroporti i Sofjes.

Për të përmbushur kërkesat e nivelit të parë ECEAP, Aeroporti i Sofjes ka krijuar së fundmi një njësi të re operacionale, Terminalet, e cila monitoron gjendjen e infrastrukturës dhe proceset dhe nëse është e nevojshme, ofron ndërhyrje operacionale.

"Çdo transformim aeroporti fillon me të kuptuarit e pritjeve të pasagjerëve, dhe qëllimi i një aeroporti rajonal me 5 yje kërkon një strategji të fokusuar menaxhimi të bazuar në dialog dhe aftësinë për të zbatuar praktikat më të mira të aeroportit. Kjo do të na mundësojë të përmbushim qëndrimet dhe pritshmëritë e pasagjerëve tanë ”, tha CEO i Aeroportit të Sofjes, Jesus Caballero./BTA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025