Aeroporti i Kukësit lehtësisht i arritshëm, përfundon lidhja me autostradën Milot-Morinë
Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot pamje nga autostrada që lidh aksin Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit.

Rama njofton se kanë përfunduar punimet dhe tashmë mbërritja tek aeroporti i Kukësit është lehtësisht i arritshëm.

“Përfundojnë punimet në objektin “Ndërtimi i rrugës, lidhja e autostradës Milot-Morinë me aeroportin e Kukësit”, shkruan Edi Rama.

Nga krahu tjetër, Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se, me ndërtimin dhe shfrytëzimin e aeroportit të Kukësit, kjo rrugë rreth 3 km merr një rëndësi të madhe, duke lidhur jo vetëm qytetin e Kukësit me një rrugë të një standardi më të lartë, por duke e bërë aeroportin e Kukësit më lehtësisht të arritshëm për të gjithë përdoruesit e autostradës Milot-Morinë, dhe më gjerë.

Rruga e re, sipas ARRSH-së, ofron standard, siguri dhe komoditet në lëvizjen e udhëtarëve që do të zgjedhin të udhëtojnë nëpërmjet këtij aeroporti./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024