Admirali i NATO-s për dialogun: Qeveritë që veprojnë njëanshëm përshkallëzojnë tensionet
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Në kampin "Film City" në Prishtinë është mbajtur ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it nga gjeneralmajori Ozkan Ulutash te komandanti i ri Enrico Barduani. Në ceremoni morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministra e ambasadorë të huaj në Kosovë.
Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali Stuart B. Munsch tha se qeveritë që veprojnë në mënyrë të njëanshme në dialog, përshkallëzojnë tensionet e brendshme dhe rajonale, duke dëmtuar njëherësh edhe reputacionin e tyre si partnerë të besueshëm ndërkombëtarë.
Presidentja Osmani në fjalën e saj gjatë kësaj ceremonie ka folur mbi bashkëpunimin e deritanishëm të institucioneve të Kosovës me misionin e NATO-s, duke përmendur edhe sfidat gjatë këtyre viteve.
Komandanti i deritanishëm i KFOR-it, Ozkan Ulutash tha se fatkeqësisht ka ende shumë sfida dhe tension në Kosovë.
Pas pranimit të komandës, komandanti i ri i KFOR-it Enrico Barduani tha se situata e sigurisë vazhdon të evoluojë dhe se jetike është uniteti.
Në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, presidentja Osmani ka nderuar me medalje ushtarake presidenciale gjeneralin Ulutash, për shërbimin si komandant i këtij misioni në Kosovë. /Sh.Pajaziti