Administrata në Gjilan zgjat orarin e punës për bashkatdhetarë
Lexohet për: 1 min.
Gjilaniitt
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Administrata e Komunës së Gjilanit ka zgjatur orarin e punës në shërbime të gjendjes civile dhe shërbime me qytetarë.

Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Arbenita Sopi -Haziri, tha se po kujdesen që bashkatdhetarët t`i marrin shërbimet me kohë, pa pritje e radhë të gjata në sportele.

Ajo tregoi se administrata në Gjilan, ka zgjatur orarin e punës në Shërbimin e Gjendjes Civile dhe Qendrën për Shërbim me Qytetarë.

"Punojmë edhe të shtunave gjatë muajve korrik dhe gusht, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, nga data 6 korrik, e shtuna e parë e këtij muaji deri më 31 gusht, të shtunën e fundit të gushtit", tha drejtoresha Sopi- Haziri.

Sopi-Haziri, theksoi se i mirëpresin bashkatdhetarët bashkë me stafin e Administratës së Përgjithshme në Gjilan.

"Mirë se vini në atdhe", tha drejtoresha Sopi Haziri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024