Meloni: Italia e gatshme të ndërmarrë ndihma për Gazën
Bota
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministrja Giorgia Meloni tha se Italia po përgatitej të ndërmarrë ndihma për Rripin e Gazës nëpërmjet detit.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Mbrojtjes (Guido) Crosetto dhe aleatët tanë”, u tha Meloni gazetarëve në Marche, qyteti i Acqualagna.

“Ne kemi një mjet patrullues shumëdimensional që është gati të arrijë në ujërat e Gazës për të ofruar ndihma humanitare. Dhe ne kemi dy fregata të tjera dhe një anije amfibe, nëse nevojiten, si dhe spitalet fushore”.

Ajo tha se lirimi i pengjeve që Hamasi mori në sulmet e tij mbi Izraelin, më 7 tetor ishte vendimtare për de-përshkallëzimin e situatës.

“Shpresojmë që në një moment të ketë lajme (për pengjet). Lajmet (në këtë front) do të ishin shumë të rëndësishme për të arritur një de-përshkallëzim”, tha Meloni.

Ajo shtoi se Italia po bënte "punë të mundimshme" në nivel diplomatik “me përgjegjësi dhe ekuilibër të madh” brenda Këshillit Evropian dhe OKB-së. /ANSA

​Italia abstenon në rezolutën e OKB-së për Gazën - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024