Stigma është armik i fshehur që godet të mbijetuarit e dhunës seksuale në luftë, ka thënë drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti. Sipas saj, efekti i saj në shumë raste ka shkatërruar të dhunuarit në luftën e fundit në Kosovë. Njëzet e pesë vjet pas luftës, ajo theksoi se drejtësia është rehabilitim dhe jo vetëm ndëshkim i asaj çfarë ka ndodhur.
Kështu u shpreh ajo ne tryezën me temën "Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale lidhur me konfliktin".
Ajo shtoi se stigma për të mbijetuarit bëhet edhe pengesë për të kërkuar drejtësi, për çka shtoi se është rehabilitim thelbësor dhe kthim i dinjitetit.
Shefi i sektorit për sundimin e ligjit dhe ekipit për te drejtat e njeriut nga Zyra e përfaqësuesit special të BE-së, Jarmo Feliks Helppikangas tha se po bëhen përpjekje për të ofruar drejtësi.Për dhunim seksual nga gjykatat vendore është dënuar vetëm Zoran Vukotiq, me vendim të formës së prerë.
Në Kosovë, që prej vitit 2014 ekziston një ligj për njohjen e statusit të tyre por deri tani vetëm rreth 2.000 e kanë marrë atë.