Stresi dhe lodhja e rëndë e shkaktuar nga evakuimi pas tërmeteve dhe fatkeqësive të tjera natyrore kanë marrë mbi 5,400 jetë në të gjithë Japoninë gjatë 30 viteve të fundit.
Të paktën 5,456 "vdekje të lidhura me fatkeqësitë" janë dokumentuar që kur qeveritë lokale filluan një emërtim të tillë pas Tërmetit të Madh Hanshin në Japoninë perëndimore më 17 janar 1995, sipas një raporti të fundit nga Kyodo Neës me bazë në Tokio të publikuar të shtunën.
Numri aktual i vdekjeve të lidhura me fatkeqësitë, megjithatë, besohet të jetë më i lartë se sa dokumentohet, pasi familjeve u kërkohet të aplikojnë për përcaktimin, shkruan AA.
Numri i vdekjeve të lidhura me fatkeqësitë i tejkaloi ato të shkaktuara drejtpërdrejt, si p.sh. nga shembja e ndërtesave, në tërmetet masive në prefekturën Kumamoto në vitin 2016 dhe tërmeti i Gadishullit Noto.Pas tërmetit të vitit 2004 që goditi prefekturën Niigata, disa njerëz që flinin në makinat e tyre u zbulua se kishin vdekur nga tromboza venoze, ku formohen mpiksje gjaku për shkak të palëvizshmërisë së zgjatur, transmeton KosovaPress.
Rreth 3,802 vdekje të lidhura me fatkeqësitë u raportuan pasi shumë njerëz u detyruan të lëviznin nga një vend evakuimi në tjetrin, pas tërmetit dhe cunamit të vitit 2011 në Japoninë verilindore dhe shkrirjeve të mëvonshme në centralin bërthamor Fukushima Daiichi.