Kurti serish merret me Devollët: Malli i huaj s’bëhet i yti, të kthehen 62.6 milionë euro
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Kurti serish merret me Devollët: Malli i huaj s’bëhet i yti, të kthehen 62.6 milionë euro
2 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti edhe një herë ka kërkuar nga kompania Devolli që të kthejnë 62.6 milionë euro, që siç tha ai i kanë marrë në arbitrazhet e kurdisura.

Në tubimin e sotëm zgjedhor në Prizren, Kurti tha se duhet të ketë një kryeprokuror të ri e profesionist, pasi sipas tij “krerët e prokurorisë kanë vdekur për së gjalli”.

“Unë kërkoj përsëri nga pronari i korporatës Devolli që t’ia kthejë menjëherë Telekomit të Kosovës 62.6 milionë euro dhe t’iu kërkojë falje për arbitrazhin e kurdisur. Malli i huaj s’bëhet i yti. E krerët e prokurorisë qartazi kanë vdekur për së gjalli. Na duhet me doemos, na nevojitet një kryeprokuror i ri, profesionist, patriot, i ndershëm...”, tha Kurti.

Kjo nuk është hera e parë që i pari i Lëvizjes Vetëvendosje merret me Devollët, pasi edhe në të kaluarën ai ka adresuar ndaj tyre kritika e akuza.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025