Anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media kanë demantuar raportimet në rrjete sociale se KPM ka planifikuar të shkarkojë kryetarin e KPM-së, duke thënë se janë të rreme dhe propagandë. Ndërsa, kanë thënë se ditëve në vijim do të marrin masa për këtë.
Kryetari Jeton Mehmeti gjatë mbledhjes së parë për këtë vit, tha se kjo është edhe mbledhja e fundit për të si kryetar, pasi mandati i tij përfundon këtë muaj.
“Askush nuk e ka në plan të shkarkojë kryetarin e KPM-së. Ata që e kanë lansuar këtë lajm t’i kthehen vetes si kanë rënë në këtë lajthitje dhe të shikon se kush po dezinformon”, tha Berisha.
Edhe anëtari tjetër Fitim Veliu është shprehur i shqetësuar me raportimet kinse KPM ka planifikuar shkarkimin e kryetarit.Ai është themeluar në vitin 2005 dhe ka për përgjegjësi të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuele dhe menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare. /E.Krasniqi