Cërmjani i Dushkajës, baza e fortë e mbështetjes për AAK dhe koalicionin Kosova Fituese 137
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
8 orë më parë
Linku u kopjua
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Artan Nimani po vazhdon me vendosmëri dhe plot guxim garën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai gjatë ditës ka qëndruar në Cërmjan të Dushkajës, i cili ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e mbështetjes për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe koalicionin për Kosovën Fituese me numrin 137.
Pritja madhështore e organizuar në këtë vend dëshmon qartë besimin dhe përkushtimin e qytetarëve ndaj atyre që ditën të mbrojnë vendin gjatë luftës dhe që sot janë të përkushtuar ta ndërtojnë atë, ka thënë Nimani.
Ai me këtë rast është zotuar për ndërtimin e sallës së sporteve dhe stadiumit të KF Dushkaja, projekte të cilat janë tashmë dëshmi e përkushtimit të tij për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së qytetarëve të Dushkajës.
“Me numrin tim 25 në listë, kërkoj mbështetjen tuaj për të vazhduar përkushtimin ndaj komunitetit tonë dhe për të çuar përpara projekte që pasurojnë jetën e qytetarëve tanë”, ka thënë Nimani.
Ky tubim është një dëshmi e qartë se Cërmjani dhe mbarë Dushkaja janë me Kosovën Fituese – për një të ardhme më të mirë, të sigurt dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët tanë. Nimani ka falënderuar ngrohtësisht strukturat e AAK-së dhe kryetarin Shaban Luma për organizimin madhështor!