Kamberi kritikon BE për qëndrim pro Serbisë autoritare që shkel studentet protestuese
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kamberi kritikon BE për qëndrim pro Serbisë autoritare që shkel studentet protestuese
2 orë më parë
Linku u kopjua

Analistja Kaltrina Kamberi ka kritikuar Bashkimin Evropian për qëndrimin pro Beogradit zyrtar në raport me Kosovën.  

Ajo në platformën X ka shfaqur pamjet se si një studente 20-vjeçare goditet nga një veturë gjatë përgatitjes për tubimin e radhës sot kundër Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Regjimi i Aleksandar Vuçiq - ku disidenca përballet me shtypje brutale! Ashtu si kjo protestuese e re femër, ata që sfidojnë sundimin e tij rrezikojnë të heshtin, ndoshta edhe të vriten. BE, KE, Ursula von der Leyen, ky është autoritari që ju lavdëruat jo shumë kohë më parë, ka shkruar Kamberi.

Ndërkohë, BE-ja zgjedh të dënojë Kosovën për shpërbërjen e strukturave ilegale paralele të Serbisë, por mbyll një sy ndaj çmendurisë që shpaloset nën kontrollin tiranik të Vuçiq. Prioritetet?, ka përfunduar Kamberi.

Kujtojmë, BE-ja ka kritikuar dje Prishtinën zyrtare për mbylljen e institucioneve paralele serbe në Kosovë, ndërkohë që Serbia ka bojkotuar takimin e planifikuar për të pagjeturit në Bruksel me ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025