Në shumë qytete të Serbisë kanë shpërthyer protesta të reja pas tentim-vrasjes së një studenteje 20-vjeçare sot në Beograd.
Një makinë u përplas me një turmë të mbledhur sot në Beograd dhe goditi një studente për të cilën thuhet se është gjendjen stabile shëndetësore.
Studentët paraprakisht kishin paralajmëruar tubimin tjetër më të madh – më 17 janar në ora 18:30 para Radio Televizionit të Serbisë (RTS) me qëllim që, siç thonë ata, edhe një herë të tërheqin vëmendjen për “raportimin joadekuat të këtij shërbimi publik mediatik."
Organizata joqeveritare Lëvizja Ndërkombëtare Evropiane (EMI) ka ofruar mbështetje për studentët në Serbi të cilët po kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në stacionin e trenit në Novi Sad, duke deklaruar se qeveria e Aleksandër Vuçiqit "duhet të mbajë përgjegjësi".“Serbia është vendi ku kam përjetuar momentet më të vështira të jetës sime”. Por zemra ime është me studentët dhe popullin serb. Ju jeni e ardhmja, ju meritoni më mirë dhe unë besoj në luftën tuaj për drejtësi. Prisni”.
Para Gjykatës Themelore në Zrenjanin sonte është mbajtur protestë e studentëve. Protesta në mbështetje u mbajt për tentativën e vrasjes së studentes së drejtësisë.
Fakulteti i Arteve të Bukura dhe Fakulteti i Drejtësisë (FLU) ka dënuar ashpër çdo formë dhune ndaj të cilës studentët janë ekspozuar vazhdimisht që nga fillimi i bllokadës së studentëve, duke vlerësuar se sulmi i sotëm ndaj një studenteje paraqet “vazhdim të frikshëm të incidenteve brutale që kërcënojnë sigurinë e studentëve dhe cenojnë të drejtat themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë”.