Papa Françesku lëndon dorën
Bota
Lexohet për: 1 min.
Papa Françesku lëndon dorën
Foto Arkivë
2 orë më parë
Linku u kopjua

Papa Françesku (88) ka rënë mëngjesin e sotëm në rezidencën e tij Casa Santa Marta duke lënduar dorën e djathtë.

Sipas një deklarate të Vatikanit, Papa pësoi kontuzion në parakrah, por nuk pësoi frakturë.

Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi se krahu i tij ishte imobilizuar si masë paraprake, ndërsa Papa vazhdoi me aktivitetet e rregullta. Pavarësisht lëndimit, nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje serioze mjekësore.

Kjo është rënia e dytë e Papa Françeskut në javët e fundit. Në fillim të dhjetorit, një mavijosje e madhe iu shfaq në mjekër pasi u rrëzua gjatë natës dhe goditi komodinën e tij.

Papa Françesku përdor një karrige me rrota për një kohë të gjatë për shkak të problemeve me lëvizjen e shkaktuar nga dhimbjet e gjurit, të cilat kanë ndikuar në lëvizshmërinë e tij. Papa rregullisht i nënshtrohet fizioterapisë dhe përdor një shkop për të mbajtur sa më shumë lëvizshmëri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025