Qeveria e Rumanisë ka njoftuar se zgjedhjet e reja presidenciale do të mbahen në maj, pasi Gjykata e Lartë në një ndryshim spektakolar anuloi zgjedhjet presidenciale më 6 dhjetor, dy ditë para raundit të dytë, duke pretenduar se rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve ishte rezultat i ndërhyrjes ruse.
Gjykata e Lartë vendosi se kandidati kryesor Calin Georgescu, një kritik i NATO-s, përfitoi nga një fushatë e padrejtë në mediat sociale që, sipas gjykatës, ka të ngjarë të ishte organizuar nga Rusia, të cilën Moska e mohoi. Gjykata më pas urdhëroi që zgjedhjet të përsëriten në tërësi.
"Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 4 maj dhe raundi i dytë më 18 maj," tha zëdhënësi i qeverisë Mihai Constantnin.
Që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Rumania, një anëtare e BE, është vënë në shënjestër të mbështetësve të kandidatit presidencial 62-vjeçar Georgescu, i cili fitoi një fitore të papritur në raundin e parë.Dhjetëra mijëra rumunë kanë shprehur zemërimin për anulimin e zgjedhjeve presidenciale, duke kërkuar një rivotim dhe dorëheqjen e presidentit aktual Klaus Iohannis.
Iohannis, mandati i të cilit skadoi më 21 dhjetor, do të qëndrojë në pushtet derisa të zgjidhet pasardhësi i tij.
Nuk dihet nëse Georgescu, i cili kritikon NATO-n dhe kundërshton mbështetjen e Rumanisë për Ukrainën, do të lejohet të kandidojë përsëri. Ai apeloi vendimin e Gjykatës së Lartë Rumune dhe gjithashtu paraqiti një apel në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).
Rumania është një nga shtyllat e krahut lindor të NATO-s, së bashku me Hungarinë dhe Sllovakinë, të cilat janë të prira drejt Rusisë, dhe në përgjigje të kësaj, disa forca politike pro-evropiane rumune u bashkuan në fund të dhjetorit dhe formuan një qeveri. Ata, siç është paralajmëruar, duhet të zgjedhin një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e përsëritura presidenciale.