Mbledhja elektronike e qeverisë, merren këto vendime
Lajme
Lexohet për: 1 min.
mbeldhja e qeverisee
1 javë më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilin ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi 2025-2027 dhe vendimin për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar Programin për Reforma në Ekonomi 2025-2027 dhe vendimin për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën program tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit Nr. 08/L-332 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën prej 40 mijë euro”, thuhet në njoftimin e shkurt të Zyrës së Kryeministrit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025