Inzaghi gjen fajtorin e barazimit me Bolonjën
Sport
Lexohet për: 2 min.
simone inzaghi
2 orë më parë
Linku u kopjua

Simone Inzaghi mendon se Interi krijoi shanse të mjaftueshme për të fituar ndeshjen kundër Bolonjës të mërkurën mbrëma, por mendon se gjyqtarët nuk ishin në më të mirën e tyre gjatë barazimit 2-2 në San Siro .

Interi pati shanset për të gjetur golin e fitores në fund dhe u afrua më së shumti pas krosimit të Marcus Thuram për Mehdi Taremin, të cilin iraniani nuk mundi ta arrinte.

Duke folur për DAZN pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Nerazzurrëve tha : “Urime Bolonjës, ata ishin një ekip i vështirë për t'u përballur. Kemi bërë një lojë të shkëlqyer, kemi luftuar duke krijuar shumë. Duhet të pozicionoheshim më mirë për golin e dytë, por më pas patëm shumë raste për të bërë 3-2. Pësuam një gol të parë të pafat dhe një tjetër nga një rikthim nga një prej mbrojtësve tanë. Ka pak keqardhje që nuk i morëm tre pikët, por duhet të respektojmë kundërshtarin. Ekipi bëri atë që doja.”, tha fillimisht Inzaghi.

“Është normale të ndihemi paksa të hidhur sepse kishim shanse për të bërë 3-2. Por ne luajtëm kundër një ekipi fizik, të organizuar që na çoi deri në fund. Ne shënuam dy gola me një punë të shkëlqyer dhe situata ku mund të kishim bërë më mirë.”, shtoi ai, përcjellë KosovaPress.

Inzaghi përfundoi intervistën e tij duke sugjeruar se gjyqtarët nuk ishin në më të mirën e tyre.

“Djemtë ishim pak nervozë dhe unë nuk doja të ndodhte asgjë tjetër. Gjyqtarët mund të bëjnë gabime si sonte, apo si në finalen e Superkupës, por ne duhet të kemi qetësinë maksimale. Nuk doja që ata të protestonin, i pashë të nervozoheshin pas incidentit të Frattesit në fund dhe doja që ata të qëndronin të qetë, sepse si ne, edhe gjyqtarët mund të bëjnë gabime”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025