Ambasadori i Kosovës në Bruksel Agron Bajrami ka reaguar ndaj deklarimeve të BE-së se veprimet e fundit të Kosovës për mbylljen e strukturave të mbështetura nga Serbia bien ndesh me detyrimet e saj ndaj BE-së, duke thënë se nuk ka struktura të mbështetura nga Serbia në Kosovë.
“Për sqarim: Këto ishin struktura ilegale të drejtuara nga Serbia. Nuk ka marrëveshje që përcakton negociatat për të ardhmen e këtyre strukturave. Operacioni i sotëm i Policisë së Kosovës nuk shkaktoi tensione”, ka shkruar ambasadori Bajrami në X.
“EULEX-i është duke monitoruar sjelljen e këtyre veprimeve të fundit në përputhje me mandatin e tij. Statusi i strukturave të mbështetura nga Serbia parashikohet të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kosova duhet të demonstrojë dhe të qëndrojë konsistente me detyrimet e saj në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe ri-angazhimit të saj të fundit ndaj tij. Përderisa, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të vitit 2024 për zgjerimin, BE-ja gradualisht do të heqë masat ndaj Kosovës paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për të de-përshkallëzuar tensionet në veri, këto veprime nuk janë të favorshme për këtë qëllim”, thuhet në deklaratë