Krasniqi komenton dy ditët e fushatës: S’kam ndier energji të tillë ndër vite
Lajme
Lexohet për: 2 min.
krasniqi-130125
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka komentuar angazhimin dhe mbështetjen që kanë marrë gjatë dy ditëve të fushatës zgjedhore, duke thënë se entuziazmi që po e gjejnë në mbarë vendin është inkurajimi kryesor për fitoren e 9 shkurtiti. 

PDK hapjen zyrtare të fushatës e bëri më 11 janar, ku mijëra simpatizues u mblodhën në Prishtinë (Salla 1 Tetori), e një ditë më vonë tubimi i dytë u mbajt në Ferizaj (Salla Sportive “Bill Clinton”).

Krasniqi tregon për KosovaPress, se kanë besim te qytetarët dhe me hapje të fushatës, Partia Demokratike nuk do ndalë aktivitetet e tyre.

"Jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga këto dy ditët e para të fushatës. Kishim një tubim të hapjes zyrtare të fushatës të jashtëzakonshme me një energji pozitive dhe me një vullnet të shtuar të cilin ka shumë vite që nuk e kam ndjerë në tubime të tilla. Vërtetë jam krenar për të gjithë aktivistët dhe anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës anë e mbanë vendit që janë çdo ditë në takime me qytetarët në tubime të ndryshme. Natyrisht kësaj gare kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza po i prin me një energji të hatashme që besoj po reflekton pozitivisht gjithandej. Kemi një garë të rëndësishme dhe besoj që entuziazmi të cilin po e gjejmë anë e mbanë vendit, në qytete të ndryshme, në fshatra e në lagje, është inkurajimi kryesor për fitoren të cilën e presim me datë 9 shkurt", tha ai.

Partia Demokratike e Kosovës do vazhdojë me tubime të tilla nëpër komuna të Kosovës deri në mbyllje të fushatës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025