Edon Zhergrova e ka bërë të qartë se të ardhmen e tij afatgjatë nuk e sheh në Lille OSC. Ai kishte dashur të largohej gjatë verës, megjithatë, “Les Dogues” refuzuan pasi thuhet se besonin se do të merrnin një çmim shumë më të mirë pas fushatës së klubit në Ligën e Kampionëve.
Ajo fushatë mbetet ende në vazhdimësi me Lille-n në vendin e tetë me vetëm dy raunde të tjera të ndeshjeve të mbetura në fazën e ligës. E megjithatë, interesimi për Zhegorvën po rritet me reprezentuesin kosovar duke u bërë një lojtar shumë më efikas. Anësori ishte i jashtëzakonshëm në fitoren ndaj Atlético de Madrid dhe vendimtar gjatë fushatës kualifikuese të klubit.
Megjithatë, mediat në Itali raportojnë se Zhegrova është duke këmbëngulur përmes agjentit të tij që të largohet nga Franca dhe të bashkohet me Napolin në Serie-A.
Te Napoli, Zhegrova shihet si pasuesi adekuat për Khvicha Kvaratskhelia, me këtë të fundit që po shkon drejt PSG-së.