Formacionet zyrtare Real Madrid - Barcelona
Sport
Lexohet për: 1 min.
Formacionet zyrtare Real Madrid - Barcelona
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Barcelona dhe Real Madrid kanë publikuar formacionet për finalen e Superkupës së Spanjës sonte në “King Abdullah Sports” në Xheda të Arabisë Saudite.

Katalanasit kanë shansin të ngrejë titullin e parë të sezonit dhe epokës Flick kundër rivalit të tyre të përjetshëm.

Skuadra nge Nou Kamp është në kërkim të hakmarrjes për finalen e vitit të kaluar, në të cilën madrilenët fituan 4:1.

Trajneri gjermani ka zgjedhur të përsërisë 11-tën që arriti fitoren kumbuese ndaj Athletic Club në gjysmëfinale: Szczesny, Kounde, Pau Cubarsi, Inigo Martinez, Bucket, Casado, Gavi, Pedri, Lamine Yamal, Raphina dhe Lewandowski.

Në bazën rezervë të skuadrës janë Inaki Pena, Araujo, Ferran Torres, Fermin Lopez, Pau Victor, Dani Olmo, Frenkie De Jong, Eric Garcia, Astralaga, Hector Fort, Gerard Martin.  Mungojnë për shkak të lëndimit Ter Stegen, Marc Bernal, Andreas Christensen.

Ndërsa ekipi startues i Real Madridit i vendosur nga italiani Carlo Ancelotti: Courtois, Lucas Vazquez, Chouamen, Rüdiger, Mendy, Valverde, Camavinga, Rodrigo, Bellingham, Vinicius, Mbappe.

Në bankën rezervë të skuadrës janë Lunin, Modriq, Alaba, Guler, Endrick, Ceballos, F. Garcia, Brahim Diaz, F. Gonzalez, Asencio, L. Aguado.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025