Rama për herë të parë i kundërpërgjigjet akuzave ndaj familjes së tij: Më bënë dhunues të nënës time
Lajme
Lexohet për: 4 min.
edi rama
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për herë të parë doli në konferencë për media për t’iu përgjigjur akuzave ndaj tij dhe familjes së tij, për të cilën tha se i kushtojë hyrja e tij në politikë, çmim që e pranon për të bërë historinë për Shqipërinë, gjithnjë me mirëbesimin e qytetarëve.

Rama të gjithë konferencën ia kushtoi akuzave ndaj tij dhe familjes së tij të bërë gjatë një kohe të gjatë. Ai nisi konferencën me akuzat e deputetit Gazmend Bardhi i cili kohë më parë publikoi një akuzë të rënd ndaj vëllait të tij  Olsi Rama si trafikant droge, duke thënë se krijoi rrethana të rreme, duke e përfshirë edhe vet Ramën.

Ai tha se e kanë bërë përdhosës të familjes së tij, duke e akuzuar se në shkurorëzimin me ish bashkëshorten e tij, ka akuzuar se fëmijët ajo i ka me prindërit e tij, duke thënë se shkurorëzimi i tij në vitet 90-ta ka qen paqësor.

“Më kanë bërë homoseksual, biseksual, transeksual, edhe mund të kisha qëlluar nga njërën nga këto, ose të trija bashkë por jo Zoti më pa përcaktuar si heteroseksual dhe nuk kam pas kuriozitetin kurrë ta pyes si e bën këtë përzgjedhjen për prirjen seksuale të njerëzve. Më kanë bërë dhunues grash, madje dhunues të ndjes pastë të nënës time, e shkreta nëna ime Aneta u sulmua deri nga foltorja e Parlamentit, ku katrani me bojë e akuzonte që po cenon interesin publik duke mos më denoncuar ajo mua si dhunuar të saj dhe duke i lënë shqiptarët të votonin qorrazi për një kriminel që dhunon edhe gra. Nëna ime e ndjerë u ndi aq e lënduar sa e qoj edhe në gjyq katranin e madh por e dini se çfarë ndodhi. Ai qoj avokatët për të bërë paqe se kështu e ka politika dhe se ai ka shumë respekt për të si mjeke dhe kur gruaja krenare e dhunuar në dinjitetin e saj nuk pranoi të hiqte padinë e saj, doli edhe një gjyqtare katran e cila me një vendim poshtërues i vuri kapakun atij maskarallëku. I padituri ka ushtruar lirinë e tij politike. Më kanë bërë skizofren me kartel mjekësore”, tha ai duke shtuar se nuk ka pasur asnjë herë probleme të shëndetit mjekësor.

Rama tha se e kanë bërë me 200 apartamente në Shqipëri dhe Evropë dhe me 200 milionë dollarë ku ta di ku, por nuk kam pasur as nuk kam ndonjë apartament përveç atij te parafabrikatet e më vonë e ka bërë edhe një shtëpi që është ndërtuar me të ardhurat e tij dhe bashkëshortes së tij. Sipas tij, le ta gjejnë vetëm një dëshmi për pasuri përveç atyre që ka deklarimi zyrtar, ata nuk kanë nevojë të flasin, pasi do të ikë vet.

Rama tha se nuk i ka duart as me gjak, as me drogë, as me para të pista, e as me rrahje e kërcënime.

Ai shtoi se reforma në drejtësi nuk do të ndodhte pa nisur ai me ekipin e tij.

Ai shtoi se kushdo që tregon përralla për amerikanët e evropianët, le t’i trego të tjerëve, pasi ai është dëshmitari i parë i nisjes së reformave në drejtësi.

Derisa Rama paralajmëroi padi për kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin për kallëzim të rremë, ky i fundit në një postim në rrjetet sociale thekson se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ishte e paqartë në përgjigjen e saj mbi hetimin e kryer për dosjen “Xibraka”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025