KQZ nis trajnimin për stafin dhe trupat menaxhues për zgjedhjet e 9 shkurtit
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
KQZ nis trajnimin për stafin dhe trupat menaxhues për zgjedhjet e 9 shkurtit
2 javë më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Programi i trajnimit është i fokusuar në detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të personelit të angazhuar gjatë fazave të ndryshme të procesit zgjedhor.

Gjithashtu, programi ka për qëllim t’i përgatisë stafin dhe trajnerët me njohuritë adekuate për procedurat zgjedhore, detyrat, përgjegjësitë dhe rolin e trajnerëve në procesin zgjedhor; procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim;  rolin, detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit; procedurat për votimin me kusht dhe votimin e personave me nevoja dhe rrethana të veçanta;  procedurat e votimit jashtë vendit; numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në qendrat komunale të numërimit (QKN);  roli, detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të numëruesve në QKN dhe  procedurat e paketimit të materialit zgjedhor dhe dorëzimin e tyre.

Në fazën e ardhshme të programit të trajnimit, pas emërimit nga KQZ, është trajnimi i anëtarëve të këshillave të vendvotimit, të cilët do të angazhohen në procesin e votimit brenda vendit dhe në përfaqësitë diplomatike.

Gjatë javëve në vazhdim, KQZ do të mbajë seanca të trajnimit edhe për anëtarët e ekipeve mobile që do të angazhohen për procesin e votimit të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta dhe në qendrat komunale të numërimit.

KQZ në tetor 2024 ka përmbyllur seancat e trajnimit për më shumë se 250 anëtarë të komisioneve komunale të zgjedhjeve nga 38 komuna të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025