Azerbajxhani pezullon furnizimin e Serbisë me gaz
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Azerbajxhani pezullon furnizimin e Serbisë me gaz
2 javë më parë
Linku u kopjua

Azerbajxhani ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa problemeve, njoftoi sot presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Jemi njoftuar nga Azerbajxhani se, për shkak të problemeve që kanë, nga sot nuk mund të llogarisim më në 1.7 milionë metër kub gaz që vjen në vendin tonë çdo ditë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se Serbia tani do të fillojë t’i shpenzojë rezervat e veta derisa Azerbajxhani t’i zgjidhë problemet.

Vendimi i Azerbajxhanit vjen një ditë pasi SHBA-ja vendosi Industrinë Serbe të Naftës në listën e sanksioneve, duke këmbëngulur që kompania serbe të mos vazhdojë të jetë në pronësi të Rusisë.

Serbia nënshkroi marrëveshje me Azerbajxhanin për furnizim me gaz natyror në shtator të vitit 2024. Ministrja e Energjisë e Serbisë, Dubravka Handanoviq Gjedoviq, deklaroi në shtator se gjatë dimrit, Serbia do të jetë në gjendje të llogarisë në dërgesat e sigurta të rreth një milion metra kub gaz nga Azerbajxhani.

Gazi nga Azerbajxhani i dërgohet Serbisë përmes një gazsjellësi të ri në Bullgari, i cili financohet pjesërisht nga BE. /REL

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025