Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
KQZ2
6 ditë më parë
Linku u kopjua

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë ngritur shqetësime se ka tendenca të hapura për t’u manipuluar procesi i votimit me postë.

Iliri Gashi, anëtari i KQZ-së nga PDK, gjatë mbledhjes së KQZ-së, ka lëshuar një video ku dëgjohet një adresë ku ftohej mërgata ta vizitonin me qëllim për t’u ndihmuar qytetarëve të votojnë. Sipas Gashit, një veprim i tillë është vepër penale, andaj ai ftoi Prokurorinë e Shtetit për hetimin e rastit.

Edhe anëtari tjetër nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani bëri thirrje që veprimet e tilla të ndalen.

Ibrahim Selmanaj, anëtari i KQZ-së nga radhët e AAK-së, tha se kjo çështje është shqetësuese pasi që me këtë po kontaminohet vota për një proces të rëndësishëm zgjedhor.

Por, anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi, tha se një veprim i tillë nuk përbën aspak shqetësim.

Sipas tij nuk ka pasur raste që Vetëvendosje është gjykuar për manipulim të votës.

Ndërsa, Sami Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se në mënyrë institucionale mërgimtarëve u janë ofruar informacionet e nevojshme për mënyrën e votimit.

KQZ sot ka diskutuar edhe mbi ndarjen e këshillave të vendvotimeve, të cilat kanë ngritur pakënaqësi te subjektet politike nga radhët e komuniteteve. Po ashtu, anëtarët e KQZ-së kanë miratuar edhe vendimin për pagesat e stafit të angazhuar në qendrat e votimit,  vendvotime dhe qendrat komunale të numërimit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025