Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në SHBA
Bota
Lexohet për: 1 min.
Stuhi
1 javë më parë
Linku u kopjua

Më shumë se 60 milionë amerikanë janë nën kontrollin e një stuhie të madhe dimërore që mund të sjellë reshjet më të mëdha të borës dhe temperaturat më të ftohta në më shumë se një dekadë, raporton BBC.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur deri më tani në shtatë shtete, në Kansas, një nga zonat më të goditura, Misuri, Kentaki, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore, Arkansas dhe pjesë të Nju Xhersit.

Parashikuesit thonë se moti ekstrem po shkaktohet nga një vorbull polar - një zonë me ajër të ftohtë që qarkullon rreth Arktikut - duke sjellë mot të ftohtë në pjesë qendrore të SHBA-ve.

Mijëra fluturime tashmë janë vonuar ose anuluar, me shumë rrugë të ndërprera dhe shkolla të mbyllura si pasojë e stuhisë.

Moti pritet të fillojë të qetësohet të hënën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025