Kurti liston 10 sukseset e tij: 2024 vit i pasaportës së Kosovës
Lajme
Lexohet për: 3 min.
qeveria
2 javë më parë
Linku u kopjua

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovë për vitin 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka listuar 10 arritjet kryesore të ekzekutivit për këtë vit.

Liberalizimi i vizave për Kosovën, njohja e pasaportës së Kosovës prej dy shteteve mosnjohëse si Spanja dhe Armenia, u konsideruan si sukseset e para të Qeverisë së Kosovës për vitin 2024.

Kryeministri Albin Kurti tha se edhe regjistrimi dhe inkasimi i energjisë elektrike në katër komunat veriore të vendit ndodhi këtë vit për herë të parë që nga paslufta.

“Së pari liberalizimi i vizave nga BE, Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvani si dhe njohja e pasaportës nga dy shtete  mos njohëse Spanja dhe Armenia. Viti 2024 ka qenë viti i pasaportës sonë. Ajo sot renditet më lartë se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave sivjet është në mesin e top 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh në dekadën e fundit. Dy këtë vit filloi regjistrimi dhe inkasimi i energjisë elektrike në 4 komunat tona në veri për herë të parë pas më shumë se 2 dekadave. Gjatë këtij viti gjithashtu ka përfunduar me sukses procesi i konvertimit të patentë shoferëve ilegal në ata të Kosovës, janë regjistruar mbi 6 mijë e 300 konvertime shumica prej tyre nga qytetarët në katër komuna në veri të vendit, duke dëshmuar vullnetin dhe gatishmërinë për integrim e cila nuk ka munguar asnjëherë nga qytetarët, por është penguar në vazhdimësi nga struktura ilegale dhe Beogradi zyrtar. Shumë prej këtyre strukturave ilegale janë mbyllur sepse janë të jashtëligjshme”, deklaroi kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti tha se viti 2024 paraqet themelet e forta për siguri energjetike dhe të ndërtimit të kapaciteteve të reja.

Inaugurimi i bursës ALPEX nga Kurti është konsideruar si një arritje tjetër e madhe për pavarësinë energjetike që ndodhi në Kosovë përgjatë këtij viti.

Si sukses të punës së tyre për vitin 2024, kryeministri, Albin Kurti e renditi edhe rritjen e pensioneve dhe shtesave të fëmijëve.

Derisa u shpreh se për herë të parë pas 13 vitesh në vitin 2024 paga minimale është rritur dhe dyfishuar.

Sukses për vitin 2024 nga shefi i qeverisë kosovare u konsideruar edhe nënshkrimi i kontratës për funksionalizimin e fabrikës së municioneve, e cila ndodhi gjatë këtij muaji.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e konsideroi sukses për vitin 2024 edhe krijimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të luftës, si dhe regjistrimin e popullsisë, proces ky i ndodhur në përgjatë muajve  prill-maj të po këtij viti.

Sipas shefi të ekzekutivit kosovar edhe rinovimet dhe investimet e bëra në shëndetësi, shërbimet shëndetësore përgjatë këtij viti janë rritur por edhe janë bërë më të lira.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndarjen e shtesave për të gjithë fëmijët 0-16 vjeç dhe kategoritë e pensionistëve. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025