Kurti ka një lutje për qytetarët për energjinë elektrike
Lajme
Lexohet për: 2 min.
kurti-271224
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka lutur qytetarët e Kosovës që nga ora 18:00 e deri në mesnatës të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike.

Sipas tij, gjatë ditëve të fundit kanë pranuar shqetësime të shumta nga qytetarët në lidhje me reduktimet e rrymës, për të cilat shqetësime tha se i kanë adresuar tek operatorët KOSST dhe KEDS.

“Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar shumë shqetësime në lidhje me furnizimin me energji elektronike në disa komunat të Kosovës. Këto shqetësime i kemi përcjell vazhdimisht tek operatorët e rrjetit transmetues dhe shpërndarës KOSST dhe KEDS dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime. Përkushtim intensiv në terren për zgjidhjen e problemeve teknike të rrjetit si të prishjeve edhe të menaxhimit të mbingarkesave, komunikim të qartë dhe të shpeshtë me qytetarët dhe finalizim me urgjencë të punimeve në nënstacionin e ri të Ferizajt, i cili do të zgjidh problemin e Ferizajt dhe do të ketë ndikim edhe në komunat tjera…Si çdo dimër paraprak qytetarët i lusim që të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht gjatë orëve 18:00 deri në mesnatë në të mirë të sigurisë të furnizimit për vete dhe për gjithë vendin tonë“, thotë ai.

Me ftohjen e motit është rritur nevoja edhe për konsum më të madh të energjisë elektrike, e cila në ditët e fundit ka sjell reduktime të energjisë elektrike në shumë pjesë të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025