Concentrix vazhdon të udhëheqë si punëdhënësi më i mirë në Kosovë
Biznes
Lexohet për: 3 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua
Concentrix Kosovo është shpallur sërish “Punëdhënësi i Vitit” nga Oda Ekonomike e Kosovës për të pestin vit radhazi. Ky çmim nënvizon rolin e rëndësishëm të kompanisë në zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit.
Me pika që shtrihen në gjashtë qytete të Kosovës, përfshirë Prishtinën, Pejën, Ferizajn, Mitrovicën, Prizrenin dhe Gjilanin, Concentrix punëson mbi 1,500 profesionistë. Kompania dallohet jo vetëm si një ofrues i vendeve të punës cilësore, por edhe si një faktor kyç në stabilitetin ekonomik të vendit.
Oliver Derler, CEO i Concentrix Balkans, u shpreh me krenari: “Ky vit përmbledh transformimin tonë nga Webhelp në Concentrix. Sot, jemi pjesë e një komuniteti të jashtëzakonshëm global me mbi 440,000 Game Changers, duke bashkëpunuar me më shumë se 2,000 klientë në 5 kontinente dhe 70 shtete. Me mbi 130 çmime në industri, ne vazhdojmë të udhëheqim me ekselencë dhe inovacion. Në Ballkan, jemi krenarë për praninë tonë të fuqishme, me mbi 3,000 Game Changers që shërbejnë më shumë se 20 klientë në 10 lokacione kyçe. Punonjësit tanë janë aseti ynë më i çmuar dhe forca lëvizëse pas suksesit tonë. Përkushtimi dhe kreativiteti i tyre na frymëzojnë të avancojmë vazhdimisht dhe të ndërtojmë një të ardhme premtuese për Concentrix dhe komunitetet që shërbejmë.”
Që nga themelimi i tyre në Kosovë në vitin 2015, Concentrix është bërë një shtyllë e rëndësishme në sektorë të ndryshëm, duke bashkëpunuar me marka të njohura botërore në industrinë e modës, E-Commerce, Teknologji dhe IT, logjistikë, telekomunikacion dhe shumë të tjera. Këto partneritete strategjike garantojnë që Kosova të mbetet konkurruese në skenën ndërkombëtare.
E angazhuar thellësisht për komunitetin lokal, Concentrix mbështet zhvillimin e të rinjve dhe krijon mundësi të rëndësishme karriere. Kompania promovon një forcë punëtore të aftë dhe shumëgjuhëshe në një mjedis gjithëpërfshirës, ku më shumë se 60% e ekipit përbëhet nga gra, duke reflektuar fuqizimin dhe potencialin.
Nëse zotëroni gjuhën gjermane (në nivel B2/C1) dhe po kërkoni një karrierë me shume suksese, ju ftojmë të shikoni mundësitë që ofron Concentrix. Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë zyrtare. Gjithashtu, ju ftojmë të shikoni videon tonë për të mësuar më shumë rreth iniciativave dhe arritjeve tona.