Azemi: Reduktimet e rrymës pasojë e paaftësisë së Qeverisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
LDK: Reduktimet e rrymës pasojë e paaftësisë së Qeverisë
2 javë më parë
Linku u kopjua

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se në mungesë të vizionit dhe planit të Qeverisë së Kosovës, qytetarët e vendit po përballen me reduktime të energjisë elektrike.

Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Visar Azemi në një konferencë për medie tha se reduktimet e ashpra që kanë filluar ditët e fundit po ndodhin si pasojë e paaftësisë së ekzekutivit për të ofruar zgjidhje në këtë drejtim.

“Reduktimet që kanë filluar në shumë qytete e fshatra janë shumë të ashpra. Gjendja bëhet edhe më e vështirë nëse marrim parasysh edhe të ftohtin që po mbretëron tek ne. Këto reduktime dhe kjo mungesë e energjisë elektrike janë pasojë e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie që të ofroj zgjidhje për furnizim të rregullt me energji elektrike. LDK e dinë që sa kohë që nga fillimi ka bërë thirrje për marrjen e masave të nevojshme për t’u përballur me krizën energjetike të cilën e kemi paralajmëruar qe sa kohë”, theksoi ai.

Azemi nga LDK thotë se kjo parti ka plan konkret për një zgjidhje të përhershme në sektorin e energjisë.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi thotë se qeveria nuk ka vizion dhe as plan për zgjedhjen e problemit për furnizim me energji elektrike.

Me uljen e temperaturave në ditët e fundit janë shtuar edhe reduktimet e energjisë elektrike në vend.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025