Kurti: Kosova dhe BeH kanë një histori të përbashkët si dhe një të ardhme evropiane
Lajme
Lexohet për: 3 min.
kurti-061224
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi sot në Sarajevë se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina ndajnë një histori të përbashkët si dhe një të ardhme të përbashkët evropiane.

Duke folur në një seancë të zgjeruar të Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur “Rrethi 99”, kushtuar gjendjes së marrëdhënieve rajonale dhe perspektivës për paqen në Ballkan, të mbajtur në Bashkinë e qytetit, Kurti shprehu nderimin dhe kënaqësinë e tij që ndodhet në Sarajevë.

“Për mua personalisht, Sarajeva është më shumë se vetë qyteti, është simbol i qëndrueshmërisë së diversitetit, qyteti i intelektualëve dhe artistëve, kulturës dhe trashëgimisë, Në Sarajevë, çdo cep pëshpërit një histori krijimtarie, lufte dhe triumfi. Siç e dini, më 3 dhe 4 dhjetor ne liderët e Ballkanit Perëndimor duhej të mblidheshim në Neum lidhur me planin e rritjes së Bashkimit Evropian, pas Shkupit në janar, Tiranës në shkurt dhe Kotorrit në maj, Naumi është dashur të jetë takimi i katërt për planin e rritjes këtë vit, por samiti në Neum u anulua, por unë nuk munda ta anuloja vizitën në Sarajevë”, theksoi Kurti.

Ai theksoi se erdhi në Sarajevë jo vetëm si përfaqësues i vendit të tij, por si mik dhe partner. Kurti vuri në dukje se ai dhe delegacioni i tij duhet të tejkalojnë kufizimet e vizave për të bërë vizitën.

“Unë dhe delegacioni im është dashur të kalojmë nëpër barrierën e kufizimeve të vizave, ju sjell ju përshëndetjet e qytetarëve të Kosovës që shohin në Bosnje një mik, miqësia e cila mohua për një kohë të gjatë  por ne ndajmë historinë dhe kemi një të ardhme të përbashkët evropiane, prandaj vendosëm të zbatojmë në mënyrë të njëanshme marrëveshjen për lirinë e lëvizjes me karta identiteti që arritëm së bashku në kuadër të procesit të Berlinit (duar trokitje) Kosova dhe Bosnja janë të lidhura jo vetëm përmes historisë së përbashkët dhe lidhjeve familjare, por edhe përmes një të shkuare të dhimbshme dhe tragjike (duar trokitje e gjatë”, theksoi ai.

Ai shtoi se Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina janë të lidhura jo vetëm përmes një historie të përbashkët dhe lidhjeve familjare, por edhe përmes një të kaluare të dhimbshme dhe tragjike. Sipas tij, ajo që tani nevojitet është lidershipi që pasqyron diversitetin e Bosnjë-Hercegovinës, së bashku me historinë dhe kulturën e saj unike.

Kurti theksoi se liderë të tillë tashmë ekzistojnë në Bosnje dhe Hercegovinë, liderë që kapërcejnë ndarjet, bashkojnë njerëzit në bazë të nevojave dhe të drejtave të përbashkëta, dhe sigurojnë punë dhe paga të mira, një ndjenjë drejtësie dhe barazie, shkolla dhe infrastrukturë të mirë, kujdes shëndetësor dhe mbrojtjes sociale.

E ardhmja e Bosnje dhe Hercegovinës, tha ai, varet nga liderët që ndërtojnë në vend që të shkatërrojnë, dhe për këtë arsye, rruga evropiane është më vendimtare se kurrë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025