Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00- 16:30)
Mbahet simpoziumi i 2-të i (CIGRE për Tranzicionin e Energjisë), me fokus në sistemet për ruajtjen e energjisë. (Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, ora 09:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Draft raportin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Ndërmarrjet Sociale. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Shoqata “Dëgjo zërin tim”, hap ekspozitën e kartolinave që ka si qëllim mbështetjen e fëmijëve tipikë dhe atyre me nevoja të veçanta. (Qendra e Kulturës në Obiliq, ora 10:00)Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) mbanë konferencë për media. (Zyrat e SBASHK-ut, ora 11:00)
Në Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara mbahet takimi i fëmijëve me VIP, si këngëtarë, sportist etj. (Shoqata Hareja, Rahovec, ora 13:00)
Hapet ekspozita "Ekspozitë Vjetore të Anëtarëve te AAVK-së 2024". (Galeria e Fakultetit të Arteve në Prishtinë, ora 18:00)