Gashi bënë homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve në Obiliq
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Për nderë të ditës së flamurit, 28 nëntorit, daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve të kombit në Obiliq.
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi tha se kjo ditë në vete ndërton shumë histori.
Gashi, shfrytëzoi rastin që t’ia uroj këtë festë të veçantë të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Ditë që në vete ndërton shumë histori e me ç’rast sot festojmë edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes në skenë të UÇK-së. Uroj të gjithë qytetarët e Komunës së Obiliqit dhe qytetarët e Kosovës për këtë ditë të veçantë të 28 nëntorit”, tha Gashi.