Organizata turistike e Komunës së Ulqinit ka dhuruar sot një donacion të mandarinave, qendrës për pune sociale në shtëpinë e moshuarve dhe kuzhinës qendrore në Prishtinë.
Qëllimi i këtij donacioni është promovimi i frutit të sezonës që karakterizon Ulqinin.
“Ky është një gjest bujar dhe human, një fondacion që kemi marrë ne përsipër si organizatë turistike e Ulqinit, të frutit tonë që karakterizon Ulqinin”, është shprehur Haxhibrahimi.
Ndërsa, drejtoresha e mirëqenies sociale në Komunën e Prishtinës, Adelina Sahiti ka thënë se ky gjest human, tregon për kujdesin ndaj personave të moshës së tretë, të cilët kanë nevojë për mirëqenie sociale.E udhëheqësi i departamentit ligjorë dhe administratës në ndërmarrjen publike lokale “Kuzhina”, Arbnor dreshaj ka shtuar se ky donacion ka qenë shumë i nevojshëm dhe si i tillë është i preferuari i fëmijëve.
“Ke shumë i mirëpritur dhe jemi shumë falënderues për një donacion të tillë. Është shumë i nevojshëm dhe për fëmijët është një nga frutat që më së shumti e preferojnë. Shpresoj që ky bashkëpunim të vazhdoj në forma si kjo apo dhe të tjera”, ka shtuar Dreshaj.