Opozita ka kritikuar Qeverinë e Kosovës sa i përket regresit që ka shënuar në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën të publikuar gjatë kësaj jave. Sipas tyre, vendi ka shumë punë për të bërë, krahasim me vendet e rajonit, teksa shtojnë se, edhe në raport theksohen ngecjet sa i përket zhvillimit ekonomik. Për dallim nga opozita, deputetë të partisë në pushtet, mburren me gjetjet e këtij raporti, duke e vlerësuar si raportin më të mirë që ka pas ndonjëherë vendi.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa thotë se vendi ka shënuar regres sa i përket zhvillimit ekonomik të evidentuar edhe në Raportin e Progresit. Megjithatë, ai shton se nuk është prit diçka më shumë nga veprimet e kësaj qeverie.
Ndonëse ka theksuar se Kosova po hyn në vitin e dytë të sanksioneve.
Edhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj thotë për KosovaPress se nga të gjeturat e raportit për vendin dalin në pah ngecjet që ka Kosova.Ndërsa, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pas pranimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, ka kërkuar sërish nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndaj Kosovës.
Bislimi ka thënë se Kosova do të zbatojë rekomandimet e dala nga raporti pavarësisht masave të BE-së, duke shtuar se raporti për këtë vit tregon se Qeveria ka vazhduar me agjendën e saj ambicioze të reformave drejt BE-së.