Kasanof takon Vuçiqin në Beograd
Lajme
Lexohet për: 1 min.
fefe
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar në Beograd për situatën në rajon me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

"Para së gjithash, kam theksuar situatën jashtëzakonisht të vështirë dhe të ndërlikuar në Kosovë dhe kam treguar për kushtet pothuajse të pamundura në të cilat jeton populli serb", ka shkruar Vuçiq sot në Instagram.

Ai shtoi se për një dialog konstruktiv nevojiten dy palë dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të problemeve, "pavarësisht përshkallëzimeve të panevojshme të tensioneve nga njëra anë".

Kasanof do të vizitojë këtë javë edhe Kosovën ku do të zhvillojë konsultime të rregullta me zyrtarë të Qeverisë, liderë të opozitës, shoqërinë civile dhe bizneset.

Një ditë më herët, Kasanof ka vizituar Bosnjë e Hercegovinën ku përsëriti se SHBA "mbështet fuqishëm integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të BeH".

Kjo është vizita e parë e Kasanof në rajon në cilësinë e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor. /REL

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025