Lajmet e rreme për luftë në botë po ndikojnë në krijimin e tensioneve të ndryshme.
Këto lajme rreth luftërave nga komuniteti boshnjak në Kosovë, po cilësohen kryesisht si propagandë me pasoja negative për shoqërinë.
Nxënësi Harris Bademoviq tha për KosovaPress se ka mësuar të dallojë informacionin e rremë dhe atë të vërtetë. Ai thotë se ka hasur në lajmë të rreme sikurse ato kinse Putin ka thënë se “lufta do të përfundojë nesër”.
“Mësova si të besoj në media, si të gjej informacionin e mirë, si të gjej dallimin midis informacionit të rremë dhe atij të pasaktë. Lajmet e rreme janë të rrezikshme. Mund të krijojë shumë tensione kundër njerëzve. Për shembull, për luftën në Ukrainë. E pashë informacionin kur Putin tha se lufta do të përfundojë nesër, por kur kërkova pak, pashë se ishte lajm i rremë. Ne mund t'i paralajmërojmë njerëzit dhe t'i informojmë ata se si të gjejnë dallimin midis informacionit të rremë dhe atij të vërtetë,” tha Haris.“Mësova si të jesh i sigurt në media, si të veprosh në media dhe si të mos veprosh në media. Duhet t'i shmangim lajmet e rreme nëse mund t'i dallojmë dhe nëse gjejmë lajme të rreme duhet të kontrollojmë dy herë, duhet të verifikojmë. Po, pashë një (lajm të rremë) për luftën në Gaza, ku isha i lumtur sepse po e përmendnin sikur lufta po mbaronte sot, por kur e kontrollova kuptova se ishte një gënjeshtër dhe lajm i rremë,” ka thënë ai.
Zeq Kojiq nga gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë tregon se lajmet e rreme kanë “pushtuar” internetin.
“Mendimi im është se fëmijët duhet të dallojnë informacionin në mënyrën më të mirë, duke marrë parasysh së pari informacionin që lexojnë në media ose në internet, në mënyrë që të mos transmetojnë menjëherë informacion të rremë, por ta shqyrtojnë nëse ai informacion është i saktë apo i pasaktë, më pas të regjistrojë përmbajtjen e tyre. Ndikimi i tyre te gjeneratat e reja është shumë i rëndësishëm, sepse gjeneratat e reja para se ta shqyrtojnë informacionin, ata së pari e transmetojnë, ndërsa më pas përmbajtja e tyre mund të jetë shumë e keqe për shoqërinë,” ka thënë ai.
“Me trajnimin tonë për edukimin mediatik synojmë të fuqizojmë të rinjtë nxënësit e shkollave të mesme të dallojnë informacionet që duhet t’i besojnë. Me këto trajnime po i pajisim në mënyrë që ata të jenë në gjendje të marrin vendime të mirinformuara dhe të bëhen qytetarë të përgjegjshëm. Fokusi i trajnimeve nuk është vetëm tek identifikimi i informatave të rreme, por edhe të kuptojnë ndikimin që media ka mbi perceptimet në zgjedhjet që ata bëjnë në jetë,” ka thënë ajo.
Projekti “Edukimi mediatik kundër dezinformimit për komunitetet jo-shumicë në Kosovë”, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ka filluar rreth tre vjet më parë.