Ademi zbulon premtimin që mori nga Ceferin
Lexohet për: 2 min.
Agim Ademi 2022 (2)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi të mërkurën zhvilloi një takim me presidentin e UEFA-së Aleksandër Ceferin, së bashku edhe me ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

Pas takimit, i pari i FFK-së ka zbuluar premtimin që mori nga i pari i UEFA-së e që ka të bëjë me zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë.

“Gjatë këtij takimi tejet të ngrohtë dhe përmbajtësor, ku temë qendrore e diskutimit ishte infrasktura e futbollit në Kosovë, ministri Çeku e shpalosi planin 5-vjeçar të MKRS-së për ndërtimin e stadiumeve të reja dhe renovimin e atyre ekzistuese në vendin tonë, e ku parashihet që 4 stadiume të jenë të kategorisë së katërt, 7 stadiume të kategorisë së dytë dhe 12 stadiume lokale.”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Ai ka zbuluar se Ceferin i ka premtuar se do t’i mbështes projektet infrastrukturore dhe ndërtimin e stadiumeve të futbollit në Kosovë.

“Po ashtu, Çeferin na premtoi se do të gjejnë mënyra për ta mbështetur financiarisht këtë projekt, por edhe projektet e tjera që kanë për qëlllim përmirësimin e infrastrukturës në Kosovë, por edhe rritjen dhe masovizimin e futbollit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025