Shqyrtimi i “Kërkesës së deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku – Rexhepi, lidhur me monitorimin e Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës, sa i përket zbatimit të Ligjit për zyrtarët publik, nuk ka kaluar në Komisionin për Ekonomi.
Kjo për shkak se deputetët e partisë në pushtet kanë abstenuar, duke mos e përkrahur të njëjtën.
Ndërsa, deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka thënë se kjo ka nevojë të qartësohet.
Ndërsa, me kërkesë të deputeteve të mazhorancës është hequr nga rendi i ditës Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2023.
Deputetja nga partia në pushtet, Jeta Statovci ka thënë se sipas procedurave dhe normave të parapara me rregulloren e Kuvendit, kjo pikë nuk e përmbush afatin e nevojshëm edhe për shqyrtim nga ana e deputeteve.
Ndërkaq, kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala e ka arsyetuar këtë, duke thënë se raporti i KOSTT-it ka ardhë 15 minuta para përfundimit të afatit ligjor.
Në anën tjetër, deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Rexhepi-Bunajku ka propozuar që kjo pikë të shtyhet për të enjten.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...