Ken Bates ka zbuluar se ish-pronari i Chelseat, Roman Abramovich, identifikoi “Regent's Park” si një terren të mundshëm stërvitor gjatë diskutimeve për blerjen e klubit londinez.
Ish-pronari i Chelseat, Bates, i cili e bleu klubin për £1 (1.13 euro) në vitin 1982 dhe ia shiti oligarkut rus në vitin 2003 për 140 milionë £ (158 milionë euro), ishte i shpejtë për të përjashtuar mundësinë, duke përmendur pronësinë mbretërore të parkut, raporton “Daily Mail”.
Në një intervistë me “The Blue Print” të bërë nga “The Telegraph”, ish-pronari i Chelseat tregoi se Abramovich kishte menduar se “Regent's Park” dukej si një park i mirë pasi e kishte parë nga ajri.
Bates vuri në dukje se Abramoviç kishte punësuar një helikopter për një udhëtim rreth Londrës.
"Por atij iu tha: ‘Unë nuk mendoj se do ta marrësh atë. Ky është Regent's Park dhe është në pronësi të Mbretëreshës", tha më tej Bates.
Abramovich zgjodhi të investojë në vend të kësaj në objektet ekzistuese të Chelseat në Cobham në Surrey, ku klubi stërvitet edhe sot e kësaj dite.
Abramovich vlerësohet të ketë shpenzuar mbi 2 miliardë funte për klubin, sipas “ESPN”, dhe vetëm 90 milionë funte për trajnerë, me biznesmenin rus që shikoi 13 trajnerë që vijnë dhe ikin si pronar i klubit londinez.