Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar tubimin e mbajtur në Pejë, duke thënë se qyteti dha një mesazh të qartë për mbështetjen ndaj vizionit të ri politik të kësaj partie.
Abdixhiku e cilësoi tubimin si madhështor, me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve dhe atmosferë të mbushur me energji e besim.
Sipas tij, gjatë takimit me qytetarët u diskutua për nevojën e hapjes së një kapitulli të ri për Kosovën, me fokus te mbështetja për familjet, krijimi i mundësive për të rinjtë, zhvillimi ekonomik, rritja e pagave dhe nxitja e investimeve.
“Peja ka ditur gjithmonë të prijë në momente të mëdha. Edhe sot, na dha një mesazh të qartë: shpresa është kthyer. Bashkimi po rritet. Rrugëtimi ynë po merr forcë”, ka deklaruar Abdixhiku.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen më 7 qershor.