Abdixhiku, Hovenierit: LDK mbështet implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialog
Lexohet për: 2 min.
335219773_604432274514981_146836128849978250_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet politike ne vend dhe procesin e dialogut.

Abdixhiku ka deklaruar se LDK përkrahë procesin e dialogut dhe mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces.

“Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Themelet e bashkëpunimit tona janë historike dhe mbi to do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët. Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet politike në vend dhe procesin e dialogut. Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin mbi qëndrimin tashmë të bërë publik të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi procesin e dialogut. LDK-ja i ka dhënë gjithnjë përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve. LDK-ja po ashtu mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë - Serbi.

Në takim po ashtu u elaboruan edhe pikëpamjet e LDK-së mbi Preambulën, Nenin 7 dhe Nenin 10 të tekstit të marrëveshjes, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025