Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, theksoi se kryeministri Albin Kurti duhet të sqarojë nëse marrëveshja për energji është e mirë apo jo.
Në seancën e sotme parlamentare, deputeti Abdixhiku tha se nëse marrëveshja nuk është e mirë, atëherë duhet të flitet për legalizimin e Serbisë në veri.
Deputeti Abdixhiku në këtë seancë ka kujtuar fjalët e shkrimtarit, Shkreli, të lexuara në këtë kuvend nga ish-deputeti Adem Mikullvci.
“Më 2017, në këtë kuvend, një burrë i madh, anëtari i VV-së që kryesonte kuvendin, Adem Mikullovci, kishte nisë me fjalë të Shkrelit. “Nëse takohemi me veten sy më sy, a kemi me u puthë, a kemi me u pështyrë”. Çfarë kishte bërë Albin Kurti i 2015-së këtij Albin Kurtit sot. Kjo është pyetja”, tha Abdixhiku.
Ish-kryeministri ka pyetur Kurtin edhe për Valaqin.
“Kryeministër iu dëgjova në prezantimin tuaj të parë, nuk kam vërejtje, sa i përket marrëveshjes për energji, ju kuptoj, por e kam një dilemë, do t’ua themi në fund. Ajo që iu kisha lutë si kryetari i VV-së, të na kurseni prej elozheve të tipeve që i dëgjuam më herët, pse tash dhe vetëm tash po paguajnë serbët në veri, sepse nuk ua kemi borxh. Pra, nëse dëshironi me u ruajtur nga pak ndër vete, ndalni kapak ata që po flasin në emër të subjektit tuaj. Dilema ime është kjo, pse kur të tjerët jetojnë në realitet në minimum për me nxjerr maksimumim para jush, është tradhti kombëtare e pse në rastin e juaj kur ndodh, kjo është e drejtë. Dhe, e kam një pyetje për fund çka do të ndodh me Valaqin? Pra, me stacionin në Valaq”, theksoi ai.
“Unë besoj se ka qenë dëmtim i madh i sistemin elektro-energjetik në Kosovë, edhe i perspektivës së Kosovës privatizimi i shpërndarjes dhe furnizimit. Nuk do ta kisha bërë kurrë, por tash nuk kam qare pa bashkëpunuar me ta. Sepse mund të bëhet edhe shumë më keq”. Por, në ndër kohë duam të bëjmë mirë. E dini shumë mirë që keni fshatra të shndërruara në komuna për shkak të përkatësisë etnike. Kjo është e padrejtë, por unë takohem, e bashkëpunojë me këta kryetar të këtyre komunave. Ngjashëm edhe sa i përket çështjes së energjisë. E kemi të trashëguar këtë gjendje ku po e bëjmë më të mirën e mundshme. A ka qenë ndonjë marrëveshje në të kaluarën tradhti? Po, ka qenë tradhti, por kjo është realiteti. A i kemi duart më baltë? Po, i kemi sepse Kosovën e kemi gjetur në baltë, ama ndërgjegjen e kemi të pastër”, theksoi Kurti.