Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Nicholas Abbott sot iu është drejtuar me një video-mesazh qytetarëve të Kosovës dhe liderëve të saj, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Prishtinë.
Abbott i ka ftuar liderët kosovarë të krijojnë një vizion modern, për Kosovën demokratike që mbështet, inkurajon dhe mbron qytetarët.
“Jam krenar për trajnimet që i ofrojmë FSK-së, për punën që kemi bërë me autoritetet doganore dhe tatimore, dhe fokusin tonë të vazhdueshëm për të mbështetur ato familje që ende janë në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre të zhdukur. Konteksti ndërkombëtar mbetet një sfidë. Nuk kam recetë të lehtë për zgjidhje, por u bëj thirrje atyre që udhëheqin Kosovën të krijojnë një vizion të një vendi modern demokratik i cili mbështet, inkurajon dhe mbron qytetarët e saj nga të gjitha komunitetet. Ajo që më ka pëlqyer më shumë është kontakti im me kosovarët e zakonshëm në të gjitha vendet që kam vizituar. Ky është një vend i veçantë që meriton sukses. Mund t'ju siguroj se do të jeni gjithmonë në zemrat tona”, ka thënë në video-mesazh Abbott.
Just one more thing… pic.twitter.com/XgGonaDXxg
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo)